Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania) ne cilësinë e bashkëorganizatorit, ju fton të bëheni pjesë e eventit ‘𝐃𝐢𝐠𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐄𝐧𝐭𝐞𝐫𝐩𝐫𝐢𝐬𝐞 𝐒𝐡𝐨𝐰 𝟐𝟎𝟐𝟏, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟏𝟖-𝟏𝟗 𝐌𝐚𝐣
Eventi do të zhvillohet në formë hibride, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kenë takime fizike në Madrid, Spanjë ose takime online nëpërmjet platformës.
𝐃𝐢𝐠𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐄𝐧𝐭𝐞𝐫𝐩𝐫𝐢𝐬𝐞 𝐒𝐡𝐨𝐰 𝟐𝟎𝟐𝟏  synon bashkëpunimin ndërkombëtar për të mundësuar kontakte dhe shkëmbim informacioni mes pjesëmarrësve që kërkojnë zgjidhje për të përshpejtuar transformimin dixhital të biznesit.
Sektorët në fokus do të jenë: Industria 4.0, Shitje me pakicë online, Platformat & Logjistika, Lëvizja Urbane, Bankat dhe Sigurimet, Shëndetësia,Turizmi dhe Energjia.
Objektivi kryesor është krijimi i një forumi takimesh për kompanitë, institutet kërkimore, universitetet dhe organizatat e tjera që janë të angazhuar në mënyrë aktive brenda transformimit dixhital të biznesit dhe sektorëve të mësipërm.
Për më shumë informacion mbi eventin, vizitoni faqen zyrtare të eventit:
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit info@aida.gov.al ose  info@een.al.