Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania) ne cilësinë e bashkëorganizatorit, ju fton të bëheni pjesë e eventit “𝐖𝐨𝐦𝐞𝐧 𝐄𝐧𝐭𝐫𝐞𝐩𝐫𝐞𝐧𝐞𝐮𝐫𝐬𝐡𝐢𝐩-𝐈𝐧𝐧𝐨𝐯𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐚𝐧𝐝 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐨𝐧𝐬𝐞 𝐨𝐟 𝐒𝐌𝐄’𝐬 𝐭𝐨 𝐂𝐎𝐕𝐈𝐃-𝟏𝟗 “datë 25-26 Maj 2021.
Eventi do të zhvillohet në formë hibride, fizik dhe online me fokus sipërmarrjet e grave.
Qëllimi kryesor i eventit është të promovojë sipërmarrjet e grave dhe qasjen e tyre inovative në përgjigje të situatës së shkaktuar nga COVID -19.
Eventi do të mbledhë ekspertë nga institucione të ndryshme, sipërmarrje dhe organizata jofitimprurëse nga Bosnja dhe Hercegovina dhe rajoni.
Pjesëmarrja në takime B2B dhe konferencë është falas dhe regjistrimi bëhet nëpërmjet platformës online.
Për më shumë informacion mbi eventin, vizitoni faqen zyrtare të eventit:
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit  info@aida.gov.al ose info@een.al.