Në datën 24 Janar 2020, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të informimit të bizneseve vendase zhvilloi në qytetin e Gjirokastrës  një takim informues me bizneset e këtij qarku.

Pergjatë takimit, përfaqësuesit nga bizneset pjesëmarrëse ngriten çështje dhe problematika konkrete të hasura në punën e tyre të përditshme veçanërisht në sektorin e artizanatit dhe turizmit. Nga pjesëmarrësit u kërkua vëmendje dhe investime të mëtejshme për qarkun. Bizneset kërkuan trajnime, mundësi inovative për promovimin e bizneseve te tyre, asistencë nga AIDA për aplikimin e fondeve, rritjen e kapaciteteve për shitjet online etj.

Ne vijim të takimit, pjesëmarrësve ju prezantua dhe Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN -Albania) dhe shërbimet që rrjeti ofron për NVM-të shqiptare me synim rritjen e aftësisë konkurruese dhe inovative të tyre në tregun Europian e më gjerë.

Këto takime të ndërmarra nga AIDA kanë si qëllim final përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Shqipëri dhe promovimin e produkteve shqiptare nëpërmjet përkrahjes dhe përmirësimit të proaktivitetit ndaj tyre.