Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network-Albania (EEN-Albania) janë tashmë pjesë e projektit Evropian për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
Ky projekt menaxhohet nga EU-OSHA, e cila është agjencia e informacionit e Bashkimit Europian për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Në kuadër të kësaj iniciative, përfaqësues të AIDA-s dhe EEN-Albania, në cilësinë e EU-OSHA Ambasador, ishin sot pjesë e takimit virtual që u zhvillua midis përfaqësuesve të Agjencisë EU-OSHA, EASME, DG Grow dhe Ambasadorëve të EEN në OSH të shteteve anëtare të BE dhe shteteve IPA.
Kjo iniciativë ka si qëllim suportin dhe informimin e bizneseve mbi rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, aplikimit të legjislacionit dhe rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, si edhe për të përmirësuar gjithmonë cilësinë dhe kushtet e punës.