Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), në bashkëpunim me Rrjetin e Ndërmarrjeve Evropiane(EEN), ka zhvilluar disa takime me kompani në qytetin e Gjirokastrës.
Realizimi i kësaj vizite kishte në fokus kompanitë eksportuese dhe ato me potencial për të eksportuar në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë këtyre takimeve, kompanitë u informuan mbi fondet e AIDAs dhe Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN), duke u asistuar nga stafi i AIDA-s për krijimin e profilit të tyre në këtë Rrjet.
Disa prej kompanive kryesore që u vizituan dhe që shfaqën interes për bashkëpunim ishin: Linex Shpk, Epipllo dekor, Gjirofarma, GPMBI 1 shpk, Fresh shpk, Amita shpk.
Gjithashtu, në vijim të turit, u zhvillua dhe një takim me Kryetaren e Shoqatës së Artizanëve të qytetit Znj. Lubjana Bajo, si dhe me disa artizanë të cilëve iu prezantua në veçanti fondi i Artizanatit dhe Start-up, duke e ftuar biznesin e qytetit të aplikojë për fondet e vëna në dispozicion nga AIDA.