Stafi i AIDA-s ka realizuar takime “door to door” me kompani eksportuese dhe ato me potencial për të eksportuar, në qytetin e Korcës dhe Pogradecit, gjatë turit 2 ditor. Gjatë këtyre takimeve, kompanitë u njohën me informacionin e nevojshëm mbi mundësitë që qeveria ofron në ndihmë të kompanive shqiptare.

Gjithashtu, kompanitë u informuan mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN), si dhe u asistuan nga stafi i AIDA-s për krijimin e profilit të tyre në këtë Rrjet. Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN), është rrjeti më i madh për konkurrueshmërinë dhe sipërmarrjen në botë, i cili mbështet kompanitë e vogla dhe të mesme për të përfituar sa më shumë nga mundësitë e të bërit biznes në Bashkimin Europian. Disa prej kompanive kryesore që u vizituan ishin: Ekoprod, Ama Dress, Wita Herbs, Shoqata e Artizaneve Pogradec, etj.