Enterprise Europe Network- Albania (EEN-Albania) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të bëheni pjesë e takimeve virtuale që do të zhvillohen në kuadër të eventit Smart Manufacturing Matchmaking në datat 18 -20 Nëntor.
Këto takime ndërmjetësimi ofrojnë një mundësi për të takuar dhe krijuar bashkëpunime dhe partneritete me studiues, shkencëtarë dhe menaxherë të sipërmarrjeve që operojnë në fushën e smart manufacturing dhe Industrisë 4.0, si edhe për t’u njohur me teknologjitë më të fundit mbi inovacionin dhe sfidat e reja me të cilat po përballen sipërmarrjet.
Për më shumë informacion mbi eventin, si edhe për mënyrën e regjistrimit klikoni linkun: https://smm2020.b2match.io/
Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë kontaktoni në adresën zyrtare të emailit: info@aida.gov.al.