Enterprise Europe Network- Albania (EEN-Albania) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të bëheni pjesë e takimeve virtuale B2B me fokus industrinë e modës dhe tekstilit që do të zhvillohen në datat 2-6 Nëntor 2020.
Këto takime virutale do të zhvillohen në kuadër të aktivitetit Textile Fashion Tech, me synim krijimin e partneriteveve mes bizneseve që operojnë në industrinë e modës dhe tekstilit.
Ftohen të gjitha sipërmarrjet që operojnë në industrinë e modës dhe tekstileve, shitësit me pakicë, shitësit me shumicë, si edhe përfaqësuesit e shoqatave të sektorit të tekstileve të regjistrohen dhe të jenë pjesë e takimeve B2B, të cilat do të jenë të planifikuara sipas qëllimeve dhe interesave për të gjetur partnerë ndërkombëtarë biznesi.
Për më shumë informacion mbi eventin, si edhe për mënyrën e regjistrimit klikoni linkun
Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë kontaktoni në adresën zyrtare të emailit: info@aida.gov.al.
Afati i regjistrimit është data 2 Nëntor 2020.