Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisje (IPPM-Albania) një nga partnerët e EEN-Albania ka publikuar së fundmi botimin ‘’Assessing Covid-19 pandemic impact on Albanian SMEs’’.
Ky botim kërkimor synon të kontribojë për të kuptuar më tej ndikimin e pandemisë në sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, sfidat kryesore me të cilat janë përballur NVM-të, si edhe pritshmëritë për të ardhmen.
Këto informacione i dedikohen sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme për t’u njohur me vështirësitë, si edhe për t’u përshtatur me sfidat e reja që ka shkaktuar kriza nga pandemia COVID-19.