Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisje (IPPM-Albania) një nga partnerët e EEN-Albania ka publikuar botimin “𝐑𝐨𝐥𝐢 𝐢 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫 𝐧ë 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐕𝐨𝐠𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐌𝐞𝐬𝐦𝐞”.
Në këtë botim pasqyrohen metodat e ndjekura nga bashkitë për t’ju ardhur në ndihmë NVM-ve që operojnë në Shqipëri, duke filluar nga konsultimet e dëgjesat publike e deri te iniciativat e ndërmarra për bashkëpunime dhe mbështetje financiare nëpërmjet projekteve nga donatorë të huaj.
Botimi reflekton se si iniciativat e marra nga bashkitë kanë ndikuar në zhvillimin e NVM-ve shqiptare dhe cilat janë sfidat që i përkasin zhvillimeve të së ardhmes duke marrë në konsideratë edhe ndikimin e pandemisë.