Mbahet në Bruksel  në datat 13-14 Tetor 2016, mbledhja e grupit këshillues dhe drejtues të EEN. Shqipëria në këtë takim u përfaqësua nga Kordinatiori i rrjetit të EEN për Shqipërinë Z. Genti Beqiri, Drejtor Ekzekutiv i AIDAs.
Shtyllat kryesore të takimit kanë të bëjnë  me ecurinë e projektit të EEN sipas shteteve, evidentimin e problematikave, përcaktimin e  nevoja të konsolidimit të bashkëpunimit në cështje të caktuara dhe vendosjen e objektivave për të ardhmen e projektit.
Sipas kësaj axhende seicili shtet përfaqësues, paraqiti një analizë të hollësishme të gjendjes dhe shprehu angazhimin për një bashkëpunim sa më te frytshëm dhe efikas, deri në permbushjen me sukses  të objektivave të përcaktuara në krye të projektit ne mbeshtetje te SME-ve