Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DhTIT) organizoi edicionin e 12-të të panairit Work and Study.
Përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si edhe EEN –Albania ishin pjesë e panairit ‘Work and Study’, i cili u zhvillua në qytetet Shkodër, Korcë, Elbasan dhe Tiranë.
Përgjatë panairit katër ditor u prezantuan shërbimet dhe mundësitë që projekti EEN ofron. Pjesëmarrësit u njohën me mundësitë dhe avantazhet që ka regjistrimi në platformën EEN.
Zhvillimi i këtij panairi në vende të ndryshme të Shqipërisë ishte një mundësi e mirë për prezantimin e këtij projekti, edhe pse DhTIT ka shtrirje në bizneset e qarkut të Tiranës.
Gjithashtu, u zhvilluan takime me përfaqësues të sipërmarrjeve të ndryshme, me të cilët u planifikua edhe organizimi i vizitave “door to door” mbi prezantimin e shërbimeve dhe asistencës që projekti EEN ofron.