Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë një nga partnerët e Enterprise Europe Network – Albania në kuadër të mbështetjes dhe këshillimit zhvilloi një vizitë pranë kompanisë 𝐀𝐅𝐌 𝐃𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐨𝐧.
𝐀𝐅𝐌 𝐃𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐨𝐧 është themeluar në vitin 𝟐𝟎𝟎𝟏, e specializuar në prodhimin e veshjeve të punës dhe uniformave profesionale të një cilësie të lartë, kryesisht për konsum në tregun evropian.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë zbatoi një plan këshillues për kompaninë 𝐀𝐅𝐌 𝐃𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐨𝐧.
Pas negociatave nën mbikëqyrjen e Dhomës së Tregtisë, AFM Distribution nënshkroi një marrëveshje partneriteti me një kompani franceze. Kompania franceze është aktualisht një nga furnitorët e AFM Distribution.
Kjo marrëveshje ka një ndikim pozitiv për kompaninë 𝐀𝐅𝐌 𝐃𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐨𝐧, jo vetëm sepse lënda e parë nga furnitori është më cilësore, por edhe se produktet e tyre janë gjithashtu miqësore me tokën dhe të riciklueshme lehtë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ofroi shërbimin këshillimor duke e mbështetur kompaninë në përmirësimin e modelit të biznesit që çon në ndërkombëtarizim dhe gjithashtu shërbime ligjore që konsistojnë në zbatimin e suksesshëm të rregulloreve të BE.