Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania) në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju fton të bëheni pjesë e eventit online ‘Digital opportunities for the future of Agrifood Forestry and Environment’, datë 4-5 Mars 2021
EEN-Albania fton të gjitha sipërmarrjet që operojnë në sektorin e ICT dhe ofrojnë shërbime digjitale për sektorët agroturizëm, pylltari dhe mjedis, sipërmarrjet që operojnë në sektorin e agrobiznesit, organizatat që merren me kërkim- zhvillim, të jenë pjesë e takimeve #B2B që do të zhvillohen në këtë event.
Qëllimi i këtyre takimeve B2B  është të nxisë shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës, të informojë për trendet dhe teknologjitë, të promovojë kërkim -zhvillimin (R&D), si edhe të ofrojë mundësi për bashkëpunime dhe partneritet mes pjesëmarrësve.
Për më shumë informacion mbi eventin, si edhe për mënyrën e regjistrimit klikoni linkun https://diva.b2match.io/?fbclid=IwAR1yeGaqFC0eC2RylrcryA9JLeN8_wmgCzA-bF3tvGietCZtRwScMBLWMFQ
Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë kontaktoni në adresën zyrtare të emailit: info@aida.gov.al.