Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e koordinatorit të Enterprise Europe Network- Albania (EEN – Albania), nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Enterprise Europe Network -Kosovë (EEN – Kosovo).

Përmes kësaj marrëveshje EEN-Albania dhe EEN-Kosovë do të bashkëpunojnë në kuadër të implementimit të aktiviteteve specifike si: Mbështetje dhe shërbime këshillimi për sipërmarrjet e të dy vendeve, koordinim i shërbimeve profesionale individuale për sipërmarrjet, si edhe ofrimi i aksesit për të gjetur partner të mundshëm biznesi në të dy vendet, bashkëpunim dhe organizim i aktiviteteve të ndërmjetësimit, misioneve të biznesit, panaireve, si edhe aktiviteteve informuese për të lehtësuar bërjen e biznesit ndërkombëtar, rritjen e inovacionit dhe teknologjisë.