Stafi EEN-Albania zhvilloi ditën e sotme takimin virtual, në kuadër të arritjes së objektivave dhe përpjekjeve të përbashkëta për të qenë sa më pranë bizneseve.
EEN-Albania nëpërmjet shërbimeve të integruara do të vazhdojë të mbështesë sipërmarrjet në gjetjen e tregjeve të reja ndërkombëtare, me informacione mbi aksesin në financë dhe mënyra të reja inovative që nxisin konkurrencën në tregun Evropian e më gjerë.
Ne jemi pjesë e Enterprise Europe Network, rrjetit më të madh në botë në mbështetje të sipërmarrjeve, që sjell së bashku rreth 600 organizata mbështetëse, në më shumë se 60 vende të botës.