Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania) ne cilësinë e bashkëorganizatorit, ju fton të bëheni pjesë e eventit virtual Turqi-Kosovë-Shqipëri –Virtual Mission, datë 5 Maj 2021, ora 10:00-17:00.
Ky event do të ofrojë mundësi bashkëpunimi mes kompanive në sektorët si: ICT, plastikë, makineri, metal etj.
Ky event organizohet nga ABIGEM East Marmara në bashkëpunim me Prishtina Rea dhe Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe synon të bashkojë sipërmarrësit nga Turqia, Kosova dhe Shqipëria për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e partneriteteve të bizneseve.
Për më shumë informacion mbi eventin klikoni linkun https://eastmarmarakosovamatch.b2match.io/?fbclid=IwAR29f3tS-kFJbvBGucml_NN34wiVveCjM0cC1NHtCxTybhy2p320doGY59g
Për regjistrim dhe asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë kontaktoni në adresën e emailit info@aida.gov.al ose info@een.al.