Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania) ne cilësinë e bashkëorganizatorit, ju fton të bëheni pjesë e eventit virtual ‘My Global Village – Greater Region Community HANNOVER MESSE’, datë 15-16 Prill 2021.
Ky event organizohet nga Dhoma Ekonomike Luksemburg dhe Enterprise Europe Network në bashkëpunim me organizata dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në fushën e ekonomisë dhe sipërmarrjes.
Përgjatë eventit do të zhvillohen takime B2B nëpërmjet platformës online me qëllim krijimin e partneriteteve dhe shkëmbimin e ideve inovative ndërmjet kompanive.
Target grupet kryesore janë sipërmarrjet që ofrojnë shërbime inovative në fushën e industrisë 4.0 (Smart Factory and Intelligent Manufacturing).
Regjistrimi i profilit të kompanisë bëhet nëpërmjet linkut https://www.myglobalvillage.com/en/hannover-messe/6441/inscription_participant_mgvgr/?fbclid=IwAR3DSt_MpZ-7lh7FaJuVHD-2MpNKHWTdPfboGeqTHDnxcSysEtvRoo9sG0Y.
Për asistencë mund të kontaktoni në adresën e emailit info@een.al ose info@aida.gov.al.