Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania) në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju fton të bëheni pjesë e eventit virtual
𝐅𝐚𝐬𝐡𝐢𝐨𝐧 𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡 𝐒𝐮𝐩𝐩𝐥𝐲 𝟐𝟎𝟐𝟏, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟐𝟔 – 𝟑𝟎 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏
Ky event ka si target grup: Stilistët e modës, kompanitë prodhuese të veshjeve, shitësit me pakicë të tekstileve, furnizuesit e tekstileve, agjencitë e marketingut dhe logjistikës.
Përgjatë eventit do të zhvillohen takime B2B nëpërmjet platformës online me qëllim krijimin e partneriteteve dhe shkëmbimin e ideve inovative ndërmjet kompanive.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj në platformën online të eventit dhe bëhuni pjesë e takimeve B2B.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://fashion-match-supply-2021.b2match.io/?fbclid=IwAR29f3tS-kFJbvBGucml_NN34wiVveCjM0cC1NHtCxTybhy2p320doGY59g
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit info@aida.gov.al ose info@een.al.