Aktiviteti “1st Automotive Dialog in Albania” në Tirana Bussines Park, organizuar nga Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA), në bashkëpunim me AIDA-n dhe EEN Albania.

Aktorë të ndryshëm të biznesit të automobilave do të takohen dhe diskutojnë me përfaqësues të qeverisë si dhe investitore të huaj. Në këtë aktivitet marrin pjesë 10 kompanitë më të mëdha gjermane të cilat do të sjellin eksperiencën e tyre këtu.

Sesion informacioni, si dhe takime B2B janë planifikuar të zhvillohen sipas disponueshmërisë së secilit pjesëmarrës, interesave dhe qëllimeve për të gjetur partnerë ndërkombëtarë të biznesit dhe teknologjisë automotive në vend dhe më gjerë.