Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e aktivitetit online “𝐄𝐧𝐞𝐫𝐠𝐲 𝐁𝐮𝐬𝐢𝐧𝐞𝐬𝐬 𝐌𝐞𝐞𝐭𝐢𝐧𝐠𝐬”, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟓-𝟔 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj online dhe bëhuni pjesë e takimeve #B2B me fokus energjinë, energjinë e rinovueshme, naftën, gazin dhe fusha të ngjashme.
Takimet matchmaking dhe B2B, zhvillohen në kuadër të Konferencës dhe Ekspozitës OMC 2021 – Med Energy, e njohur në mbarë botën si një ngjarje kryesore brenda sektorit të naftës dhe gazit, industrisë në det të hapur dhe shërbimeve të lidhura.
Takimet B2B do të shërbejnë si një mundësi për gjetjen e partnerëve të biznesit dhe krijimin e kontakteve dhe kontratave të bashkëpunimit brenda sektorëve të lidhur me energjinë.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://omc2021.b2match.io/.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit info@aida.gov.al ose info@een.al.