Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e Forumit të Biznesit, i cili do të mbahet në Fiera Del Levante, Bari datë 27-29 Shtator.
Levante Prof është një ndër panairet më të mëdha që zhvillohet në Italinë e jugut me fokus sektorin HORECA.
Gjatë panairit do të zhvillohen forume biznesi dhe takime B2B me kompanitë pjesëmarrëse.
Ftohen bizneset shqiptare të jenë pjesë e takimeve B2B me fokus sektorin HORECA, si edhe sektorët ushqim, bukë, pastiçeri, akullore, birrë, verë, konfeksione, makineri, teknologji dhe agrobiznes.
Takimet do të jenë një mundësi për krijimin e kontakteve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit mes kompanive shqiptare dhe italiane
Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://fieradellevante.it/fiera/35?fbclid=IwAR2pvw6WcCTLfuFF65yUS7_EoWGBUmw560ILgJ1HrSZ96hkI52sLkvzrFYU.
ose kontaktoni në adresat e emailit info@aida.gov.al dhe info@een.al.
No Comments