Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e aktivitetit “𝐌𝐚𝐩 𝐄𝐱𝐩𝐨” 𝐝𝐚𝐭ë 𝟐𝟕-𝟐𝟖 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏.
Max Expo është event ndërkombëtar i fokusuar në sektorin e bimëve aromatikedhe medicinale, me qëllim shkëmbimin e informacioneve, krijimin e kontakteve dhe kontratave të bashkëpunimit.
Eventi do të zhvillohet online dhe fizikisht në Holandë, dhe target grupi kryesor janë sipërmarrjet që operojnë në sektorin e bimëve aromatike dhe medicinale, industrinë farmaceutike dhe kozmetike me bazë bimore.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj online dhe bëhuni pjesë e takimeve B2B me fokus sektorin e bimëve medicinale  dhe aromatike.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit:https://map-expo-2021.b2match.io/home
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al ose  info@een.al.