Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e aktivitetit “𝐓𝐞𝐜𝐡𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐲 𝐅𝐨𝐫𝐮𝐦 𝟐𝟎𝟐𝟏- 𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡𝐦𝐚𝐤𝐢𝐧𝐠 𝐞𝐯𝐞𝐧𝐭”𝐝𝐚𝐭ë 𝟏𝟒 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫, 𝐒𝐞𝐥𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢
Technology Forum 2021 do të zhvillohet në Selanik dhe synon të promovojë partneritete biznesi teknologjike dhe kërkimore duke bashkuar komunitetin e TIK/ICT nga Greqia, vendet e Evropës Juglindore dhe më gjerë.
Kompanitë novatore, universitetet, qendrat kërkimore dhe organizatat e tjera aktive në sektorin e gjerë të TIK/ICT janë të ftuar të zgjerojnë rrjetin e tyre, të eksplorojnë ide të reja dhe të zhvillojnë partneritete bashkëpunimi.
Temat kryesore të aktivitetit përfshijnë sektorë të ICT si: Big Data, Block Chain, 5G, IT Security etj.
Afati i fundit për regjistrim është data 11 Tetor 2021.
Për pjesëmarrjen aplikohen tarifat e regjistrimit në vlerat 25-40 euro.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit:https://technologyforum2021.b2match.io/.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit info@aida.gov.al ose info@een.al.