Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e aktivitetit online “𝐓𝐮𝐫𝐧𝐢𝐧𝐠 𝐂𝐨𝐧𝐭𝐚𝐜𝐭𝐬 𝐢𝐧𝐭𝐨 𝐂𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐜𝐭𝐬” | 𝐕𝐢𝐫𝐭𝐮𝐚𝐥 𝐁𝟐𝐁 𝐄𝐯𝐞𝐧𝐭 𝐝𝐚𝐭ë 𝟏-𝟓 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏
Target grupi kryesor janë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM/SME) universitetet, institucionet e kërkim – zhvillimit (R&D), kompanitë startup etj.
Sektorët në fokus janë: ICT, Software, Shërbimet dixhitale, Mjekësia dhe Shëndetësia, Ushqimi dhe pijet etj.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj online dhe bëhuni pjesë e takimeve B2B të do të shërbejnë si një mundësi për gjetjen e partnerëve ndërkombëtarë të biznesit dhe krijimin e kontakteve dhe kontratave të bashkëpunimit.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://turning-contacts-into-contracts.b2match.io/home.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit  info@aida.gov.al ose  info@een.al.