Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e takimeve që do të zhvillohen online dhe fizikisht në eventin “𝐃𝐢𝐠𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐈𝐂𝐓 𝐖𝐞𝐞𝐤” 𝐝𝐚𝐭ë 𝟏𝟑- 𝟏𝟕 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏.
Objektivi kryesor i aktivitetit do të jetë stimulimi i transformimit dixhital, ilustrimi i tendencave të fundit të teknologjisë dhe paraqitja e mundësive të rritjes për startup -et dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Regjistrimi është pa pagesë. Në rast anulimi të pjesëmarrjes dhe mosparaqitjes në takimet e konfirmuara paguhet një komision prej 150 Euro.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://www.digital-ict2021.b2fair.com/.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit  info@aida.gov.al ose  info@een.al.