Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e takimeve B2B që do të zhvillohen online dhe fizikisht në eventin “𝐃𝐢𝐠𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐑𝐚𝐢𝐥 𝐂𝐨𝐧𝐯𝐞𝐧𝐭𝐢𝐨𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟏” 𝐝𝐚𝐭ë 𝟖 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫.
Takimet B2B që do të zhvillohen në eventin Digital Rail Convention2021 do të bëjnë bashkë kompani nga vende të ndryshme evropiane dhe do të ofrojnë mundësi për të krijuar kontakte dhe kontrata të reja biznesi.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj online dhe bëhuni pjesë e takimeve  B2B me fokus: Digjitalizimin, Infrastrukturën Hekurudhore, Energjinë etj.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://digitalrailconvention2021.b2match.io/home.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit info@aida.gov.al ose info@een.al.
Afati i regjistrimit është deri në datë 6 Shtator.