Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e aktivitetit “𝐆𝐫𝐞𝐞𝐧 𝐃𝐚𝐲𝐬”, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟏𝟐 -𝟏𝟓 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏.
Ky event do të zhvillohet online dhe fizikisht në Lyon Francë, dhe i dedikohet sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, qendrave kërkimore dhe investitorëve që duan të zhvillohen në tregje të reja me fokus mjedisin, energjinë dhe ekonominë rrethore.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj online dhe bëhuni pjesë e takimeve  B2B me fokus: Mjedisin, Energjinë dhe Ekonominë Rrethore.
Afati i fundit për regjistrim është data 𝟐𝟎 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit:https://green-days-pollutec-2021.b2match.io/home
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al ose  info@een.al.