Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e takimeve B2B që do të zhvillohen online dhe fizikisht në eventin “𝐈𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐲 𝟒.𝟎 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐃𝐚𝐲𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟏”, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟕-𝟖 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫, 𝐋𝐲𝐨𝐧, 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜ë.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj dhe bëhuni pjesë e takimeve  B2B që do te zhvillohen gjatë Ditëve Ndërkombëtare të Industrisë 4.0. Eventi është një mundësi për të takuar partnerë biznesi për projekte kërkimore teknologjike dhe industriale.
Target grupi i eventit përfshin ekosistemin industrial duke filluar nga prodhuesit e pajisjeve teknologjike, nënkontraktimin industrial dhe deri tek qëndrat kërkimore dhe inkubatorët.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://industry-40-international-days-2021.b2match.io/page-1791.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit info@aida.gov.al ose info@een.al.