Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e eventit online ‘Qatar Virtual Matchmaking &Exhibition 2021′, datë 13-15 Korrik 2021.
EEN-Albania fton të gjitha sipërmarrjet që operojnë në sektorët: Ndërtim, Materiale Ndërtimi, Kimikate & Pajisje Elektrike, Plastike dhe Paketim, Produkte Kimike, Produkte letre, Mallrat e konsumatorit me lëvizje të shpejtë (FMCG), Ushqim & Pije, StartUp në TIK, Farmaceutikë, Pajisje shëndetësore e mjekësore, të jenë pjesë e takimeve të ndërmjetësimit që do të zhvillohen në këtë event virtual.
Eventi organizohet nga Enterprise Europe Network-Katar dhe Banka për Zhvillim në Katar dhe synon të mbledh së bashku kompani dhe sipërmarrës duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e partneriteteve mes kompanive ndërkombëtare dhe kompanive në Katar.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj në platformën online të eventit dhe bëhuni pjesë e takimeve B2B.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit:https://matchmaking.qdb.qa/
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al ose info@een.al.