Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e takimeve që do të zhvillohen në “𝐓𝐡𝐞 𝐈𝐜𝐞𝐥𝐚𝐧𝐝 𝐅𝐢𝐬𝐡𝐞𝐫𝐢𝐞𝐬 𝐄𝐱𝐡𝐢𝐛𝐢𝐭𝐨𝐧” 𝐝𝐚𝐭ë 𝟏𝟓-𝟏𝟔 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏.
Target grupi i takimeve do të jenë kompanitë nga sektori detar si: peshkimi, përpunimi, paketimi, shpërndarja, transporti dhe kërkimi detar, zhvillimi dhe inovacioni.
Takimet B2B që do të zhvillohen do të ofrojnë mundësi për kontakte dhe partnerë të rinj biznesi me fokus sektorin detar.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://icefish2021.b2match.io/home.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al ose info@een.al.