Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e aktivitetit online “𝐖𝐄𝐠𝐚𝐭𝐞 𝐒𝐮𝐦𝐦𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏” datë 7 Tetor 2021.
Samiti WEgate 2021 do të mbështesë gratë sipërmarrëse, të cilat kanë ide transformuese, si dhe do të nxjerrë në pah politikat evropiane dhe strategjitë e financimit që synojnë ta bëjnë Evropën më të qëndrueshme, dixhitale dhe gjithëpërfshirëse.
Ftohen të gjitha gratë sipëmarrëse të regjistrojnë profilin e tyre dhe të bëhen pjesë e takimeve që do të zhvillohen online në WEgate Summit.
Gjatë zhvillimit të samitit do të shfaqen modelet e biznesit të grave sipërmarrëse të suksesshme, ide dhe përvoja inovatore me qëllim rrjetëzimin dhe krijimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare në Evropë dhe më gjerë.
Afati i fundit për regjistrim është data 3 Tetor 2021.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit:https://wegate-summit-2021.b2match.io/home./
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al ose info@een.al.
No Comments