Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e aktivitetit “𝐅𝐚𝐫𝐦𝐚 𝐅𝐨𝐫𝐮𝐦 𝟐𝟎𝟐𝟏” 𝐝𝐚𝐭ë 𝟒 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫, 𝐌𝐚𝐝𝐫𝐢𝐝, 𝐒𝐩𝐚𝐧𝐣ë.
Qëllimi i kryesor i aktivitetit është krijimi i një forumi takimi për kompanitë, institutet kërkimore, universitetet dhe organizatat e tjera që janë të angazhuara në mënyrë aktive në fushën farmaceutike, bioteknologjike dhe kozmetike.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë takime B2B me qëllim krijimin e kontakteve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj online dhe njihuni me ofruesit e teknologjive inovative nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, kontaktoni partnerë të mundshëm dhe krijoni kontakte bashkëpunimi.
Afati i fundit për regjistrim është data 3 Nëntor 2021.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://farmaforum2020.b2match.io/
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al ose info@een.al.