Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit ju ftojnë të bëheni pjesë e takimeve të ndërmjetësimit që do të zhvillohen online dhe fizkishit në kuadër të aktivitetit “𝐊𝐨𝐬𝐈𝐂𝐓 𝐗 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐁𝐫𝐨𝐤𝐞𝐫𝐚𝐠𝐞 𝐄𝐯𝐞𝐧𝐭”, në Prizren, Kosovë, datë 22-23 Tetor.
KosICT synon të sjellë tendencat dhe zhvillimet më të fundit teknologjike në Ballkan, përmes ekspertëve vendas, rajonalë dhe ndërkombëtarë, të cilët ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre.
Ftohen të gjitha sipërmarrjet inovative, universitetet, qendrat kërkimore, si edhe organizata të tjera që operojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit ICT të jenë pjesë e takimeve me qëllim zgjerimin e rrjetit, si edhe krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit:https://kosict-x-2021-brokerage-event.b2match.io/.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al ose info@een.al.