Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network –Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e takimeve virtuale B2B me fokus industrinë e modës dhe tekstilit që do të zhvillohen në datat 𝟏-𝟓 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏.
Takimet B2B do të zhvillohen online në kuadër të aktivitetit “𝐓𝐞𝐱𝐭𝐢𝐥𝐞 𝐅𝐚𝐬𝐡𝐢𝐨𝐧 𝐓𝐞𝐜𝐡 𝟐𝟎𝟐𝟏”, me synim krijimin e partneriteveve ndërmjet bizneseve që operojnë në industrinë e modës dhe tekstilit.
Ftohen të gjitha sipërmarrjet që operojnë në industrinë e modës dhe tekstilit, shitësit me pakicë, shitësit me shumicë, si edhe përfaqësuesit e shoqatave të sektorit të tekstileve të regjistrohen online dhe të jenë pjesë e takimeve B2B, të cilat do të jenë të planifikuara sipas qëllimeve dhe interesave për të gjetur partnerë ndërkombëtarë biznesi.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://textile-fashion-tech-2021.b2match.io/home.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al ose info@een.al.