Enterprise Europe Network -Albania në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të bëheni pjesë e eventit online të rrjetëzimit për të gjetur partner projekti për thirrjen Green Deal Call të projektit Horizon 2020.
Objektivi kryesor i eventit është mbledhja e të gjithë aktorëve dhe palëve të interesit që synojnë të aplikojnë për fonde në thirrjen Green Deal të programit Horizon 2020.
Ky event rrjetëzimi do të përbëhet nga tre pjesë kryesore:Sesioni i informacionit , sesioni që u mundëson pjesëmarrësve të paraqesin idenë e e projektit dhe të gjejnë partnerë të përshtatshëm për konsorciumin e tyre ose koordinatorin e ardhshëm, si edhe sesioni i ndërmjetësimit bazuar në takimet e paracaktuara.
Ky event është i përshtatshëm për këdo që ka interes për të marrë pjesë në projektet evropiane në temat e ardhshme të thirrjes Green Deal të programit Horizon 2020.
Ftohen të gjitha palët e interesuara si Universitete, Qendra Kërkimi, Sipërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha, shoqatat, autoritetet publike, organizatat jofitimprurëse, si edhe palët e angazhuara ne kërkim dhe zhvillim (Research and Development) të marrin pjesë në këtë event dhe të informohen mbi temat e ardhshme të thirrjes Green Deal të programit Horizon 2020, si edhe të krijojnë mundësi dhe bashkëpunime të reja në konsorciumet e H2020.
Afati i regjistrimi është data 12 Tetor 2020.
Për më shumë informacion mbi eventin klikoni linkun https://h2020-green-deal-call-virtual.b2match.io/
Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë, kontaktoni në adresën zyrtare të emailit: info@aida.gov.al.