Iniciativa “EUvsVirus Hackathon” për ide inovative në kapërcimin e sfidave të shkaktuara nga COVID-19.

Bëhuni pjesë e kësaj iniciative, nëse dëshironi të zhvilloni një ide së bashku me europianët e tjerë dhe të mbështesni zbatimin e tyre.Regjistrohuni në “EUvsVirus Hackathon” dhe kontribuoni si pjesëmarrës individual, mentor ose një organizatë partnere, për një sfidë tematike.

Kjo iniciativë do të zgjasë nga data 24-26 prill dhe më pas idetë më të mira do të promovohen përmes platformës komunitare të Këshillit Evropian të Inovacionit (EIC).

Për më shumë informacion rreth iniciativës EUvsVirusHackathon dhe gjetjes së ideve të ndryshme për të kontribuar vizitoni linkun:https://bit.ly/2wLaaz6