Nё kuadër të promovimit të shërbimeve EEN, Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisje (IPPM- Albania) mori pjesë në Panairin e Punës dhe Karrierës të organizuar nga Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës.
Gjatë këtij eventi stafi i IPPM promovoi rrjetin EEN dhe rëndësinë e tij duke ja prezantuar kompanive pjesëmarrëse në këtë event, si dhe studentëve, pedagogëve dhe të gjithë pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij panairi.
Stafi i IPPM-Albania zhvilloi takime të veçanta me disa nga kompanitë pjesëmarrëse në event në kuadër të promovimit të EEN për mundësinë që rrjeti ju krijon NVM-ve shqiptare të rriten ndërkombëtarisht.