Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, një nga partnerët e EEN-Albania, në kuadër të prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi një vizitë në ambientet e biznesit Rapsodia, në Shëngjin, Lezhë.
Ambientet e biznesit përfshijnë: Kooperativën Rapsodia, në cilën gjenden fabrika e prodhimit të verës, fabrika e prodhimit të vajit të ullirit, fabrika e përpunimit të produkteve të qumështit dhe të prodhimit të djathit, Serat e mbjella me ullishte dhe vreshta.
Në kooperativën bujqësore bëhet grumbullimi i produkteve bujqësore dhe më pas përpunimi, paketimi dhe ambalazhimi në fabrikat përkatëse.
Në kooperativën e blegtorëve bëhet grumbullimi i qumështit nga fermerët e zonave përreth dhe më pas përpunimi dhe prodhimi i djathit dhe gjalpit që tregtohet nën markën “Rapsodia Bulmet”, një markë,e cila po rritet çdo ditë si rezultat i një cilësie të lartë dhe zbatimit efikas të politikave të marketingut.