Bizneset e vogla dhe të mesme në vend kanë mundësi të zgjerojnë bashkëpunimin dhe të vendosin kontakte në të gjithë botën përmes Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve.
ENN-Albania e prezantuar nga Instituti Agenda, është një instrument i rëndësishëm në strategjinë e BE-së, i cili sjell së bashku rreth 600 organizata mbështetese të biznesit nga më shumë se 60 vende të botës, me qëllim mbështetjen e këtyre ndërmarrjeve për të bërë biznes në tregun e përbashkët Europian.
Tetë organizata partnere shqiptare të kordinuara nga Agjencia Shqiptare e Investimeve janë pjesë e këtij rrjeti, i cili ofon një portofol të plotë shërbimesh për biznesin, ku përfshihet dhënia e informacionit, shërbime individuale për kompanitë për të gjetur tregje të reja, legjislacion dhe standard, transferim teknologjie trajnime, seminare, etj.