Nis sot eventi “EU Transit –Tirana Farm”, i hapur në ambientet e Pazarit të Ri, me pjesëmarrjen e shumë sipërmarrësve të rinj, vendas dhe të huaj. “EU Transit –Tirana Farm” është një model i suksesshëm europian, i cili ka si objektiv gjetjen e partnerëve dhe rritjen e mundësisë për bashkëpunim ndërmjet sipërmarrësve të rinj në vendin tonë dhe vende të tjera europiane.

Një prej bahkëorganizatorëve të këtij eventi është dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ku përfaqësueja e saj, Znj. Migena Muslli ka mbajtur një fjalim mbi fokusin e AIDA-s, duke venë theksin në fondet publike në ndihmë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe shërbimet që AIDA ofron nëpërmjet Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve në Shqipëri.

Ky aktivitet do të vijojë me takimet B2B mes pjesëmarrësve vendas dhe të huaj që i perkasin sektorëve të turizmit, agroindustrisë dhe punimeve kreative tradicionale, me qëllim rritjen e partneritetit mes tyre. Eventi “EU Transit –Tirana Farm” do të vijojë dhe nesër, me një guidë tour dhe takime B2B në Petrelë.