Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve (EEN-Albania) sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Nëntor – Dhjetor 2020.

Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth aktivitetit të Rrjetit, takimet e organizuara duke respektuar rregullat e vendosura në këtë periudhë pandemie, përditësime dhe informacione të rëndësishme mbi sipërmarrjen.

Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve në përshtatje edhe me situatën e krijuar nga COVID -19 ka monitoruar vazhdimisht zhvillimet më të fundit dhe ka vazhduar të jetë proaktiv dhe në dispozicion me të gjitha shërbimet dedikuar bizneseve dhe palëve të interesit.

Edhe pse pandemia ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe Network  ofron mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat gjatë periudhës COVID-19.

Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.

Në linkun në vijim mund të njiheni me aktivitetet dhe informacionet e newsletterit:

https://een.al/wp-content/uploads/2021/01/Newsletter_No.5-Nëntor-Dhjetor-2020.pdf