Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve (EEN-Albania) sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill 2021.

Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth aktivitetit të Rrjetit, takimet e organizuara, përditësime dhe informacione të rëndësishme mbi sipërmarrjen, thirrje dhe evente mbi sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve në përshtatje edhe me situatën e krijuar nga COVID -19 ka monitoruar vazhdimisht zhvillimet më të fundit dhe ka vazhduar të jetë proaktiv dhe në dispozicion me të gjitha shërbimet dedikuar bizneseve dhe palëve të interesit.

Edhe pse pandemia COVID-19 ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe Network EEN ofron mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat gjatë periudhës COVID-19.

Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.

Ju ftojmë të shfletoni Newsletter-in për periudhën Prill për t’u njohur me aktivitetet që Enterprise Europe Network-Albania ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe.

https://een.al/wp-content/uploads/2021/05/Newsletter-nr.2-_2021.pdf