AIDA dhe EENAlbania në cilësinë e bashkorganizatorit morën pjesë në Prishtina Match for ICT,  22-23  prilL 2021, një event biznesi dyditor për sektorin e ICT, për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky takim mblodhi bashkë sipërmarrje nga rajoni, të cilat operojnë në sektorin ICT dhe që kanë në fokus zgjerimin në tregje të reja dhe krijimin e partneriteteve.
Në ditën e parë u zhvilluan ‘study tour’ në bizneset ICT në Kosovë, si raste suksesi.
Gjatë ditës së dytë u vijua me takime B2B mes biznesve me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në sektorin e ICT, si dhe për të krijuar bashkëpunime dhe partneritete.