Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania) në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju fton të bëheni pjesë e eventit 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡𝟒𝐈𝐂𝐓𝐈𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐲, datë 16-17 Prill, Prishtinë.
Ky event synon të mbledh bashkë sipërmarrje të sektorit ICT nga vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia duke ofruar mundësi për takime ndërmjetësimi matchmaking dhe takime B2B ndërmjet pjesëmarrësve.
EEN-Albania fton të gjitha sipërmarrjet që operojnë në sektorin ICT të jenë pjesë e eventit dhe takimeve B2B që do të zhvillohen me qëllim krijimin e bashkëpunimeve, si edhe nxitjen e partneriteteve dhe inovacionit.

Për më shumë informacion mbi eventin dhe për regjistrim klikoni linkun: https://prishtina-match4ict-industry.b2match.io/

Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë kontaktoni në adresën e emailit  info@aida.gov.al
Afati i fundit për regjistrim është data 31 Mars 2021.