Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve – Konsorciumi i Ekonomive B.R.I.G.D

Partnerët e Kampanias kanë nderin t’ju ftojnë në eventin B2B Networking, më datë 14 Mars 2014, Napoli -Itali.

Ky event është organizuar në kuadrin e Misionit të Zv. Presindentit Antonio Tajani në Itali, me mbështetjen e Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve Itali dhe Rajonit të Kampanias.

Misioni në Kampania do të përfshijë një konferencë në datën 14 Mars në Napoli (vendi do të përcaktohet), me objektivin e vënies në dijeni të kompanive Europiane dhe jo Europiane rreth mundësive që ofron Italia, specifikisht Kampania.

Qëllimi eventit që do të mbahet në datën 14 Mars (vendi do të përcaktohet) është promovimi i partneriteteve të biznesit (tregtare, teknologjike dhe kërkimore) ndërmjet kompanive Italiane (rajoni i Kampanias), kompanive Europiane dhe jo Europiane, Universiteteve, Qëndrave Kërkimore, Institutive Teknologjike në sektorë aktivë të identifikuar si kontribues kyç në arritjen e zhvillimit të Italisë Jugore.

Sektorët me potencial të lartë që janë zgjedhur si zona kyçe për takimet B2B:

• Aeronautika

• Agro biznes

• Automotiv

• Bio-teknologji

• Trashëgimia kulturore

• Ndërtimet Ekologjike

• Energjia

• Veshje/Modë

• Turizmi

• Transport & logjistikë

• Të tjera