Ky aktivitet i organizuar nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” me mbështetjen e Konrad-Adenauer Stiftung Albania ka si qëllim mbledhjen e të gjithë aktorëve kryesore publikë dhe privatë, të cilët mbështesin sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në këtë aktivitet ishte e ftuar edhe Znj. Migena Muslli, Koordinatore e Enterprise Europe Network – Albania (EEN-Albania), e cila bëri një prezantim të Rrjetit EEN, si edhe të mundësive që ky rrjet ofron për kompanitë shqiptare që duan të zhvillohen në tregje të reja, të përmirësojnë konkurrencën, të zhvillojnë inovacionin dhe të rrisin konkurrueshmërinë në tregun Evropian e më gjerë.
Ky rrjet bashkon organizatat në mbështetje të biznesit duke shërbyer si një one-stop shop për të gjitha nevojat e bizneseve në kërkimin e partnerëve ndërkombëtarë.
Akademia e SME-ve 2020 do të vijojë edhe në datat 8-10 Tetor pranë ambienteve të Hotel Rogner, Tiranë.