Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit, ju ftojnë të bëheni pjesë e eventit online ‘TekTite 2021 Digital Economy a Premier Technology-Industry Matching Event’ datë 29-30 Qershor 2021.
Eventi do të mbledhë ekspertë dhe sipërmarrje nga Korea, Singapori, Kina, Japonia etj. në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, me qëllim krijimin e kontakteve dhe partneriteteve, si edhe shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve inovative.
Tematikat kryesore do të jenë: Mobility, Smart City, Environment, Healthcare, Creative Industries etj.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj në platformën online të eventit dhe bëhuni pjesë e takimeve B2B.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit  info@aida.gov.al ose info@een.al ose informohuni nëpërmjet guidës së regjistrimit