Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN-Albania) ne cilësinë e bashkëorganizatorit, ju fton të bëheni pjesë e eventit ‘𝐓𝐞𝐱𝐭𝐢𝐥𝐞 𝐂𝐨𝐧𝐧𝐞𝐜𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏 – 𝐕𝐢𝐫𝐭𝐮𝐚𝐥 𝐦𝐚𝐭𝐜𝐡𝐦𝐚𝐤𝐢𝐧𝐠’, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟏-𝟎𝟒 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏
Ky event është një mundësi për krijimin e kontakteve të reja, shkëmbimin e informacioneve në industrinë e tekstilit, si edhe krijimin e partneriteteve.
Në këtë event do të marrin pjesë kompani, institucione, prodhues, investitorë dhe aktorë të tjerë të sektorit të tekstilit nga e gjithë bota.
Regjistroni profilin e kompanisë tuaj në platformën online të eventit dhe bëhuni pjesë e takimeve #B2B.
𝐓𝐞𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐚𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐪ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐣𝐚𝐧ë 𝐦𝐛𝐢: Zinxhirët e furnizimit në industrinë e modës, Prodhimtari, Tregtia online dhe Prodhimi i tekstilit.
Për asistencë mbi mënyrën e regjistrimit kontaktoni në adresën e emailit info@aida.gov.al ose info@een.al.