Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në cilësinë e Ambasadorit EU-OSHA për Enterprise Europe Network – Albania, ishte pjesëmarrëse në takimin që u zhvillua sot nga Agjencia Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU OSHA).
Gjatë takimit u theksuan disa nga problemet gjatë punës së përditshme si: të qëndruarit për një kohë të gjatë ulur apo në këmbë, cilat janë profesionet më të rrezikuara dhe disa këshilla të vlefshme për parandalimin e këtyre problemeve.
Siguria dhe shëndeti në vendin e punës po merr gjithmonë e më tepër vëmendje dhe rëndësi të madhe në ditët e sotme.
Nëse jeni një i punësuar apo një punëdhënës në profesionet e listuara në prezantim, ju ftojmë të ndiqni këshillat për një shëndet më të mirë në vendin e punës.